NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    13 hours ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    2 days ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/ MASAT E GJERA…DUAN MË SHUMË BARAZINË SE SA LIRINË?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
Kryesore
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/ MASAT E GJERA…DUAN MË SHUMË BARAZINË SE SA LIRINË?

Neutrale
Last updated: 2022/12/14 at 5:10 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

‘Freedom’ Means Something Different to Liberals and Conservatives. ANNELIEN DE DIJN/August 25, 2020

(“Liri” do të thotë diçka ndryshe nga liberalët dhe konservatorët. ANNELIEN DE DIJN/)

Ne priremi ta mendojmë lirinë si ideal emancipues, arsye-mirë. Përgjatë historisë, dëshira për të qenë të lirë frymëzoi grupe të panumërta të neglizhuara si sfidues të sundimit të elitave politike dhe ekonomike.

Liria ishte kryefjala e revolucionarëve të Atlantikut, të cilët, në fund të shekullit të 18-të, rrëzuan mbretërit autokratë, elitat arrogante e skllavërinë, duke i dhënë fund regjimeve të vjetër. Në shekujt 19/20, aktivistët dhe feministët e të drejtave civile luftuan për zgjerimin e demokracisë në emër të lirisë, ndërsa populistët dhe progresistët luftuan për t’i dhënë fund dominimit ekonomik të punëtorëve.
Ndërsa këto grupe kishin objektiva dhe ambicie të ndryshme, në kundërshti me njëri-tjetrin, të gjithë ranë dakord se qëllimi i tyre kryesor – liria – kërkonte rritjen e zërit të popullit në qeveri. Kur i ndjeri Rep. John Lewis u bëri thirrje amerikanëve “të linin të kumbojë liria”, mbështetej në këtë traditë.
Por ka edhe një anë tjetër të historisë së lirisë.

Britma për liri është përdorur gjithashtu nga konservatorët, për të mbrojtur interesat e elitës.
Sipas tyre, liria e vërtetë nuk ka të bëjë me kontrollin kolektiv mbi qeverinë; ai konsiston në kënaqësinë private të jetës dhe të mirave. Nga ky këndvështrim, ruajtja e lirisë ka pak të bëjë me bërjen e qeverisë përgjegjëse ndaj njerëzve. Shumica e zgjedhur në mënyrë demokratike, theksojnë konservatorët, përbën po aq, ose edhe më shumë, kërcënim për sigurinë personale dhe të drejtën individuale – veçanërisht të drejtën e pronës – sa mbretërit grabitqarë apo elitat lakmitare.

Pra, liria mund të ruhet më së miri nga institucionet që frenojnë pushtetin e shumicave, ose thjesht duke tkurrur sa më shumë sferën e qeverisjes.
Mënyrë e veçantë të menduari për lirinë, krijuar në fund të shek 18-të nga mbrojtësit e regjimit të vjetër.

Filozofi skocez Adam Ferguson, kundërshtar i vendosur i Revolucionit Amerikan, shpjegoi se liria konsistonte në “sigurinë e të drejtave tona”. Nga kjo perspektivë, kolonistët amerikanë ishin të lirë, edhe pse u mungonte kontrolli mbi mënyrën se si qeveriseshin. Si nënshtetas britanikë, gëzonin «më shumë siguri se çdo popull tjetër». Pra liria e kolonistëve ruhej më së miri duke ruajtur status quo-në; përpjekjet e tyre për të qeverisur veten mund të përfundonin vetëm në anarki dhe sundim të turmës.

Benjamin Constant, një nga mendimtarët politikë më të famshëm të Evropës, hodhi poshtë shembullin e revolucionarëve francezë, duke argumentuar se kishin ngatërruar lirinë me “pjesëmarrjen në pushtetin kolektiv”. Në vend të kësaj, liridashësit duhet të shikonin kushtetutën britanike, ku hierarkitë ishin të ngulitura.

Në vazhdën e revolucioneve të shtypura brutalisht, pasi u ngritën kundër monarkive evropiane, më 1848, ai u ankua se kryengritësit, duke luftuar për të drejtën e votës, kishin ngatërruar lirinë me “parimin e epërsisë së popullit”. Një konfuzion i tillë mund të çonte në despotizëm demokratik. Liria e vërtetë – si respekt për “të drejtat e fituara” – mund të arrihet më së miri duke kufizuar pushtetin shtetëror sa më shumë të jetë e mundur, jo me demokratizim.

Në SHBA, konservatorët ishin gjithashtu të etur të pretendonin se ata, dhe vetëm ata, ishin mbrojtësit e vërtetë të lirisë. Në vitet 1790, disa nga federalistët më ekstremë u përpoqën të kundërshtonin arritjet demokratike të dekadës së mëparshme në emër të lirisë. Sipas mendimit të federalistit të vendosur Noah Uebster, ishte gabim të mendohej se “për të fituar lirinë dhe për të krijuar një qeveri të lirë, nuk ishte e nevojshme asgjë tjetër veçse të hiqeshin qafe mbretërit, fisnikët dhe priftërinjtë”.

Për të ruajtur lirinë e vërtetë – që Uebster e përcaktoi si gëzimin paqësor të jetës dhe pronës-pushteti duhej të frenohej, mundësisht duke e rezervuar Senatin për të pasurit.
Pikëpamje të tilla ishin më të ngadalta për të fituar joshje në Shtetet e Bashkuara sesa në Evropë. Për zhgënjim të Uebsterit, bashkëkohësit besuan se liria mund të ruhej më së miri duke zgjeruar demokracinë dhe jo duke kufizuar kontrollin popullor mbi qeverinë.

Nga fundi i shekullit të 19-të ia behën përpjekjet konservatore për të rikthyer konceptin e lirisë. Heqja e skllavërisë, industrializimi i shpejtë, migrimi masiv nga Evropa i zgjeruan klasat punëtore bujqësore dhe industriale në mënyrë eksponenciale dhe u dha atyre një epje më të madhe politike. Kjo nxiti ankthin në rritje për qeverisjen popullore në mesin e elitave amerikane, të cilat tani filluan të pretendojnë se “demokracia masive” përbën një kërcënim të madh për lirinë, veçanërisht të drejtën e pronës.

Francis Parkman, ishte veç njëri nga një numër në rritje i shtetarëve që ngritën dyshime për mençurinë e të drejtës universale të votës, pasi “masat e kombit … duan barazi më shumë sesa lirinë”.

William Graham Sumner, profesor i Yale, foli gjithashtu për shumë njerëz kur paralajmëroi ardhjen e një lloji të ri, despotizmi demokratik – një rrezik që mund të shmangej më së miri duke kufizuar sa më shumë sferën e qeverisjes.
“Mendoni punën tuaj”, përfundoi Sumner. Si “doktrina e lirisë”.

Kur politikanët konservatorë si Rand Paul ose Shoqëria Federaliste flasin për dashurinë e tyre për lirinë, ata zakonisht nënkuptojnë diçka shumë të ndryshme nga aktivistët e të drejtave civile si John Lewis – dhe nga revolucionarët, abolicionistët dhe feministët në gjurmët e të cilëve Lewis eci.
Në vend të kësaj, ata po kanalizojnë konservatorët e shekullit të 19-të, të cilët besonin se liria ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pronës – nëse është e nevojshme, duke penguar demokracinë.
Qindra vjet më vonë, këto dy pikëpamje konkurruese të lirisë mbeten përgjithësisht të papajtueshme.

Neutrale December 14, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
6 hours ago
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
12 hours ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
13 hours ago
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
1 day ago
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
2 days ago

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë

Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?