Rreth 1/3 e vdekjeve si dhe 1/2 e rasteve të rënda të COVID-19 kanë ndodhur në personat diabetikë. Këta të dhëna janë prej skedave të sëmurëve me Covid-19 që dërgoheshin për shtrim nga vetë unë në spitalet covid 1 dhe 2 gjatë vitit 2020, ku të prekurit me covid vuanin nga diabeti mielit.
Evedencë e përafërt vjen edhe nga rastet me infark miokardi apo strokë, diabeti i pakontrolluar është bashkëshoqërues.
Pa kaluar as një muaj (mars 2020) nga raportimet e para të rasteve tê shtruara në spitalin infektiv me COVID-19, individët që vuanin nga diabeti e kalonin rëndë infeksionin e Covid-19 dhe përbënin masên kryesore tê rezultateve me përfundim të keq.
Nga diskutimet që kam patur me klinicistë italianë më kanë konfirmuar lidhjen e fortë të diabetit me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e rritur të diabetikëve lidhur me infeksionin e COVID-19.
Treguesit e rezultateve negative dhe implikimet e pandemisë në popullatën e prekur nga diabeti gjendet në shumë revista mjekësore evropiane e amerikane.
Ndër studimet që autorët besojnë se është e nevojshme të kryhen, janë për shembull ato që synojnë të kuptojnë gamën e plotë të efekteve indirekte të sëmundjes se Covid-19.
Nga të dhënat e dala nga të Shoqatës Amerikane të Diabetit (American Diabetes Association), botuar në Diabetes Care, rezulton se 30%-40% e pacientëve me COVID-19 që shtroheshin në terapi intensive ose kishin vdekur, vuanin nga diabeti i tipit 1 ose 2.
Midis shumë treguesve të rezultateve fatale nga Covid-19 janë identifikuar, sinjalizohen sëmundje shoqëruese si:
– diabeti mielit tipit 1,2.
– sëmundjet kronike të veshkave,
– sëmundjet koronare,
– insuficienca kardiake,
– obeziteti .
Por a jetohet pa probleme shëndetësore duke qenë i prekur me diabet ?
Pa asnjë dyshim që po!
Nqs nuk vuani nga diabeti, kontrolloni periodikisht veten, pasi rreth gjysma e të prekurve nga diabeti nuk e dinë që vuajnë prej tij!
Nqs jeni të prekur prej diabetit kontrolloni nivelin e shqerit në gjakun tuaj, përmirësoni parametrat tuaj biologjikë në mënyrë natyrale.
Kështu nuk do keni shumë nevojë për barna apo injeksione.
Është e sigurtë që nqs do ndryshoni strukturën e ushqimit tuaj, do të rrisni aktivitetin fizik, do të mbani në kontroll peshën, do të ulni nivelin e stresit nuk do të keni asnjëherë probleme madhore me shëndetin tuaj!
Dr Ilir Allkja

