Është avokat Paulin Paplekaj, i cili me një status në rrjetet sociale, trajton një fenomen real dhe gërryes njëkohësisht në administratën publike.
Paplekaj e trajton edhe nga këndvështrimi politik, kur shkruan se, “Kur të dalë dikush nga Opozita, me deklaratën që çdo punonjës i administrates shtetnore, që i shkakton dëm financiar shtetit me veprimet a mosveprimet e tij, do të përballet me Padi ”Për shkaktim dami” dhe do përgjigjet me pasuninë e familjes tij, do ketë mbështetjen time, do ketë votën time….”
…sepse nuk dinë me ba punë tjetër…PERVEÇ POLITIKËS E VJEDHJES, thekson avokati.
Ja postimi i tij:
Kur të dalë dikush nga Opozita, me deklaratën qi, çdo punonjës i administrates shtetnore, qi i shkakton dëm financiar shtetit me veprimet a mosveprimet e tij, do te perballet me Padi ”Për shkaktim dami” dhe do përgjigjet me psuninë e familjes tijë, do ketë mbështetjen time, do ketë votën time….
Ka ardhun koha, që këta Xhelat tē pasunisë publike, të përgjigjen me pasuninë e tune private!
Mbandej s‘do shihnit tritol që shpërthen me dakortësi; s’do shihnit televizione-media qi mbyllen me dakortësi; sdo shihnit marrëveshje me Kompani Ndërkombëtare ne fushën e energjisë, bankave, telekomunikacionit dhe ekonomisë qi prishen për me përfitue bashkarisht nga hambari i pasunisë përbashkët…
Ka ardhë koha që të dalë një “Trim me shokë”, që tua heq pasuninë “vjedhësve” të këtyne tridhjet viteve…
…. Ata thjesht me i lanë rrugëve… Sia vlen me i fut në burg me harxhue me ta…
Keni me i pa ka mbledhin mysa buke ne kosha të mbeturinave, sepse nuk dinë me ba punë tjetër…PERVEÇ POLITIKËS E VJEDHJES..