Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, duke ju referuar ndërtimeve të pafund në kryeqytet dhe uzurpimit të çdo hapësire publike, ka reaguar sot me një status në rrjetet sociale.
Ai konstaton problematikat, por edhe ironizon për atë çfarë ndodh lagjeve të Tiranës.
Edhe Tomkës, shkruan ai duke referuar një filmi artistik, fushën e lojës ja mori Erjoni dhe jo gjermoni.
Postimi i tij:
Tirana që shohim çdo ditë, ku hyn betonierja, por jo zjarrfikësja dhe autoambulanca.
Tirana brenda lagjeve, ku më lehtë mund të kapërcesh nga një pallat në tjetrin sesa të gjesh një hapësirë parkimi.
Tirana e 1001 depozitave të ujit.
Fushën Tomkës ia mori Erioni, jo gjermoni.




