NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    1 day ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    2 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: QYFYRE NGA E KALUARA E “LAVDISHME” KOMUNISTE
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
Kryesore
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

QYFYRE NGA E KALUARA E “LAVDISHME” KOMUNISTE

Neutrale
Last updated: 2022/12/13 at 9:30 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Nga Bajram Karabolli

1. Ishte koha kur “udhëheqësi i dashur dhe i shtrenjtë i partisë dhe i popullit”, – kështu thuhej për të – shoku E. Hoxha, puthej në buzë me miqtë tanë të shtrenjtë. Këtë e pamë me sy, kur u puthë buzë më buzë me Hrushovin e më pas me Çu En Lain, ose Çunin e Lalës, siç i thoshin tiranasit… Po kurrë nuk e pamë të priste dhe të takonte ndonjë kosovarë.
Pra, ishte koha e kulmit të dashurisë për “vëllezërit kinezë” dhe e kthimit të shpinës “miqve kosovarë”.
2. Një kryetari kooperative, i cili kishte qenë për vizitë në Kinë, me një delegacion të kooperative bujqësore shqiptare, i kishin tërhequr vëmendjen disa tabela në arat e kooperativave bujqësore në Kinë. Dhe, lumëmadhi, pyet se çfarë shkruhej në to. Një nga “vëllezërit kinezë” që dinte shqip ia përkthen fjalë për fjalë: «Qirasni arën me një të dhjerë».
I frymëzuar nga kjo praktikë komuniste e “vëllezërve kinezë”, derëziut iu ngulit në kokë: Pse mos ta vëmë në jetë edhe ne këtë praktikë kaq revolucionare?
Dhe, me t’u kthyer në atdheun e tij komunist, i entuziazmuar, e shtron çështjen në mbledhjen e organizatës-bazë të partisë, ku kjo “nismë e re revolucionare” u diskutua me frymë të zjarrtë. Po si do të realizohej?! Në debatin e madh për këtë, ajo puna e turpit u kapërcye me sukses, sepse, përpara interesit të përbashkët, nuk ishte aspak turp të ulje poturet dhe të plehëroje arën kolektive për të shtuar prodhimin. Dikush propozoi se e mira ishte të bëhej në mënyrë kolektive. Dhe mu këtu ngeci puna: a mund t’u vinte e dhjera në një kohë gjithë kolektivit? Në fund të proces-verbalit të mbledhjes së organizatës-bazë u shënua: Çështja të shtyhet për më vonë. Por kjo kinezëri u realizua me sukses të plotë në disa shkolla tetë-vjeçare. Kështu, për shembull, në banjën e vajzave të një shkolle fshati vendosën një vedër, ku ato duhet të pshurrnin, ndërsa për djemtë u vendos një bidon, për këtë punë. Pastaj mësuesi “dezhurn”, me disa nxënës, e dorëzonte shurrën në brigadën e kooperativës dhe, pasi merrte një vërtetim nga brigadieri, ia dorëzonte atë drejtorit të shkollës…
3. Kur vdiq diktatori Enver Hoxha, pati shkolla dhe institucione ku u qa kolektivisht. Madje, secilit nxënës iu kërkua të shkruante një poezi (këngë vaji) për “humbjen e udhëheqësit të dashur dhe të shtrenjtë të partisë dhe të popullit”. Po ashtu, në një repart ushtarak, komisari, pasi jep “haberin e gjëmshëm”, sigurisht duke qarë, u thotë vartësve që të shkonin në dhomat apo zyrat e tyre dhe “të kërrenin nga një vjershë”, ku të shprehnin dhimbjen e thellë për këtë “gjëmë”. Edhe vetë komisari shkon në zyrën e tij dhe ulet “të kërrente vargjet e vajit”. Oficeri X, pasi e shtrydh shumë mendjen dhe nuk “kërren” dot asnjë varg, ngrihet dhe niset për te komisari që t’i kërkonte ndihmë. Dera e komisarit ishte hapur, ndërsa komisari, me stilograf në dorë, i kërrusur mbi një fletë të bardhë dhe i zhytur plotësisht në botën e tij të vockël, sa nëntë shkronjat e udhëheqësit, po lloisej. Oficer X, kureshtar se ç’mund të kishte shkruar komisari, shkon ngadalë drejt tij, i del nga mbrapa dhe shikon dy vargjet e vetme që kishte “kërryer” komisari:

As na hahet, as na pihet
jemi bërë kërcu…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
3 hours ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
8 hours ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
9 hours ago
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
10 hours ago
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
22 hours ago

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?

Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?