NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 159 e tubimit/ Berisha: Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje pa votën e diasporës dhe emigracionit
    2 years ago
    Të Fundit
    Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
    2 hours ago
    Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
    22 hours ago
    Belind Këlliçi/ Prokurori e zakonshme, qeveri speciale!
    1 day ago
    Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nebil Çika/ Funerali i “ndaluar” !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
Kryesore Politikë
Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar
Të tjera
Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !
Të tjera
Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
Kryesore
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nebil Çika/ Funerali i “ndaluar” !

Neutrale
Last updated: 2022/12/13 at 5:05 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Në vitin 1983 na ndodhi një fatkeqësi e madhe .
Motra ime, 17 vjeçe, ndërroi jetë nga një atak në zemër. Ishte një humbje dhe dhimbje e madhe për të gjithë ne, veçanërisht për prindërit tanë.
Një dhimbje në e madhe, më e madhja, që do ti shoqëronte gjithë jetën deri në varr.
Si familje e madhe e me shume lidhje e miq, mbështetja nga miqtë dhe të afërmit, por edhe të tjerë pa lidhje gjaku apo miqësie ishte e jashtëzakonshme. Qindra njerëz mbërritën në shtëpinë tonë për ngushëllim nga e gjithë Shqipëria, shumë më shumë morën pjesë në funeral.

Por në të kundërtën e reagimit të njerëzve të thjeshte, miq e bashkëfshatarët tanë, shteti komunist, organizata e PPSH, Sigurimi etj zgjodhën të vepronin ndryshe. Si në shumë raste te tjera gjatë diktaturës komuniste, lufta e kasave shfaqej, apo me mirë të themi njdehej, me ashpërsinë e sajë më të madhe në funerale e fatkeqësi, duke nxjerr në pah edhe anën më të zezë të sistemit politik antinjerëzor dhe ligësinë e njerëzve që e drejtonin atë.
Ata vendosën të sabotonin funeralin e motrës sonë duke u përpjekur të ndalonin njerëzit të merrnin pjesë në të.

U mor një vendim nga Organizata bazë e Partisë , madje u ndanë detyra konkrete anëtareve të sajë për t’iu komunikuar njerëzve një për një vendimin e Partisë për të mos mare pjesë në funeralin e “armikut të klasës”.

Fushata e tyre nisi që në orët e para të ditës së funeralit ku disa anëtarë e drejtues të partisë dinin në vende publike në rrugët që të çonin në shtëpinë tonë dhe përpiqeshin të ndalonin njerëzit që vinin për ngushëllim tek ne .
Shumë nga anëtarët e partisë nuk ua angazhuan drejtpërdrejtë në këtë akt kriminal e antinjerëzor, të paktën nuk e bënë këtë publikisht, madje disa prej tyre morën pjesë edhe vet në funeral, por shumë të tjerë, më militantët, e bënë këtë me fanatizëm kriminal .
Njerëzit që vinin tek ne tregonin këtë përpjekje të ulët të tyre, duke shprehur edhe indinjatën e tyre për këtë.

Kulmin, ky akt i tyre i ndyrë e arriti në orën e përcjelljes së motrës sonë për në Parajsë, se atje është me siguri.
Disa prej tyre zunë rrugët që të çonin në varrezë duke ju bërë presion njerëzve të mos merrnin pjesë në varrim .
Një angazhim armiqësor, një luftë aq e hapur nuk ishte parë të ndodhte kurrë më parë publikisht .

Nuk është se ja dolën, pasi shumica e njerëzve nuk i dëgjuan por sigurisht pati edhe shume të tjerë që u tremben dhe u kthyen nga rruga. Më vonë kur vinin për ngushëllim apo takonin prindërit tanë, një pjese e atyre që u tremben e u kthyen tregonin për ketë presion si justifikim te tyre për mos pjesëmarrjen ne funeral.

Nga pjesëmarrja e madhe në funeral qartësisht ata nuk ja dolën dot dhe besoj se do ta kenë përjetuar keq ketë dështim të tyre në luftën e klasave.
Ne nuk është na bënte ndonjë përshtypje kjo sjellje e tyre, pasi ishte përsëritur në familjen tonë e familje të tjera si ne në çdo fatkeqësie të ngjashme me tonën, por jo kaq hapur .
Mendoj se me keq e përjetuan ata njerëz që u vunë përballë presionit dhe kërcënimeve të partisë e shtetit komunist për të mos marrë pjesë në funeral. Shumë prej tyre e kujtojnë edhe sot me neveri këtë akt .

Atëherë shpesh herë nuk gjeja arsye të mjaftueshme të akti çnjerëzor te tyre , deri ne vdekje, por tani që kam parë dosjen e Sigurimit të Shtetit për babanë e kuptoj . Në këtë përudhë ia atë ishte në ndjekje 2A nga Sigurimi i Shtetit që do të thoshte gati për arrestim, si “kryeagjent i zbulimit grek”. Në dosje vlerësohet si se rreziku më i madh që pushtetit komunist i vinte nga ne ishte, influenca historike që familja jonë kishte në opinionin publik për shkak të sjelljes, kontributeve e lidhjeve miqësore ,që përbënte edhe arsyen me të madhe të luftës se ashpër që nga 1944-ra të komunistëve ndaj familjes sonë .

Një funerali i madh do të dëshmonte që respekti, njëherazi edhe influenca e familjes sonë nuk ishte shuar me gjithë luftën e tyre të ndyrë në të gjitha foramatve mënyrat , nga të pushatuar tek kulakë, në disa breza ndaj nesh, nuk na kishin mundur dot.

Sot ne nderojmë e respektojmë të gjithë ata që me pjesëmarrjen në funeral, duke sfiduar shantazhin e hapur te pushtetit , na u bënë krahë e ngushëllim jo vetëm për atë dhimbje e humbje të madhe por edhe në atë përballje të paprecedent me regjimin komunist që i kthente edhe funeralet dhe çdo fatkeqësi tjetër në fusha beteje të luftës së tyre të klasave .

Respektimi i tyre dhe familjeve të tyre është një amanet i prindërve tanë për ne e do të jetë amaneti jonë për fëmijët tanë.

Atyre që me ligësinë tipike komuniste u munduan të na godisnin edhe atë moment me të vështire , më të keqin të familjes sonë, se i dimë e i njohim edhe ata, iu kemi lënë Zotin ! Se siç e kam thënë shpesh : Ne nuk jemi si ata e nuk, mund të sillemi si ata !
Historia e ka dëshmuar këtë .

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
2 hours ago
Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar
2 hours ago
Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !
14 hours ago
Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
20 hours ago
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
22 hours ago

Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS

Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar

Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !

Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?