Aurel Doda është 19-vjeçari nga Lezha, që u aksidentua për vdekje në Itali.
19-vjeçari Doda nga fshati Fishtë i Lezhës ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në punë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mengjesin e së hënës në Perugia.
Djaloshi ka qenë duke punuar në sektorin e ndërtimit, kur është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se i riu 19-vjeçar ishte djali i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.



