Kryeministri Edi Rama ndërsa ka mbaruar një mbledhje në selinë e PS-së, është shprehur se mes tij dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, nuk ka asnjë cënim të marrëdhënieve, përkundrazi janë më të ngjitur se kurrë.
“Ngjitja ime, nëse mund ta përdor kështu, është me e fortë se kurrë. Ne kemi pasur dje dhe një takim. Kush e shpreson krisjen, gabon rëndë”, tha Rama.
Teksa u pyet nga gazetarët, ai foli dhe për planin e Britanisë së Madhe për riatdhesimin e emigrantëve shqiptarë, akuzat për ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla.
Sipas kreut të qeverisë, socialistët nuk i komentojnë këto akuza.
Edi Rama: Nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji. Procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur, siç ka thënë dhe Ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne, por vetë Departamenti Amerikan i Shtetit. Amerikën e kemi të veçantë, nuk është si ambasadat e tjera.
A ka krisje mes jush?
Edi Rama: Ngjitja ime, nëse mund ta përdor kështu, është me e fortë se kurrë. Ne kemi pasur dje dhe një takim. Kush e shpreson krisjen, gabon rëndë.

