Studio holandeze ka prezantuar sot projektin për portin e ri në Porto Romano
Projekti i portit të ri në Porto Romano është përfunduar dhe në fillimin e vitit të ardhshëm do të hapet gara ndërkombëtare për të gjitha kompanitë që duan të marrin pjesë në këtë vepër të rëndësishme.
“Royal Haskoning DHV”, një ndër pesë kompanitë më prestigjioze të botës në fushën e projektimit të porteve dhe aeroporteve, ka përfunduar projektin dhe këtë të hënë, 12 dhjetor, po bëhet prezantimi i tij.
“Projekti do të hidhet në garë ndërkombëtare fillimvitin e ardhshëm dhe do të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kryeministri Rama, bashkë me një video-treguese nga prezantimi.

