Presidenca e rradhës Polake në Proçesin e Berlinit ka luajtur një rol thelbësor në fillimin e jetësimit të synimeve të përcaktuara në zanafillën e Proçesit, në të njëjtën kohë përfaqësia Polake i dha zë dhe shikueshmëri në vetvete Proçesit përmes një shumëllojshmërie aktivitetesh të organizuara përkatësisht disa si forumet me shoqëritë civile të secilit vend të Rajonit, forumi i të rinjve apo dhe projekti i qyteteve…të tillat që pararendën Samitin e Poznanit më 2019.
Presidenca dinamike Polake ishte inkurajimi për përshpejtimin e proçeseve në një kohë kur skepticizmi, veçanërisht i tilli Francez kishte kaluar kufijtë teorikë të termit….një skepticizëm i bazuar në performancën e qeverive të vëndeve të caktuara përfshirë dhe atë Shqiptare, gjithashtu. Nga ana tjetër, skepticizmi bazohej dhe merrte udhë si pasojë e një presioni në rritje të opinionit publik për shkak të numrir të lartë të azilkërkuesve nga vende të ndryshme të Rajonit ku spikaste negativisht numri i lartë i azilkërkuesve Shqiptarë.
Polonia është një fuqi e rëndësishme politike si pjesë e Unionit me specifika të veçanta historike…të tillat specifika të ndërlidhura me pozitën gjeografike dhe vokacionin historik perëndimor të publikut Polak e bëjnë të tillën si një fuqi politike të rëndësishme që do të inkurajonte vazhdimin e proçeseve në Rajonin e Ballkanit.
Polonia është pjesë e Grupit të Vishegradit që përfshin Sllovakinë, Republikën Çeke dhe Hungarinë, gjithashtu. Ky Grup është një shembull i ndërveprimit dhe bashkëpunimit përtej ndasive në çështje të caktuara të politikës së Jashtme apo dhe në lidhje me Bashkimin Europian….ky organizëm mbetet një shembull apo model pozitiv për inkurajimin e “Proçesit të Berlinit”….një organizëm që mund dhe duhet të vijojë dhe nëse kushtet e proçesit të Integrimit përmbushen, gjithashtu.
Polonia është shteti i duhur që mund të përcjellë përvojën pozitive të Vishegradit në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve dhe tejkalimin e dallimeve që pengojnë aktualisht vazhdimësinë.
Polonia është e vetmja fuqi politike e vendeve të Vishegradit që nuk ka asnjë problem politik të pazgjidhur me secilin prej vendeve të Rajonit….është fuqia politike që ka nënshkruar marrëveshje të veçuara me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë mbi asistencën në proçesin e Integrimit….është shteti që ka përcaktuar një agjendë të qartë ndihmuese mbi proçesin e Integrimit të vendeve të Rajonit…..mbetet fuqia politike që luan një rol kryesor në nismën e quajtur “Tre Detet” që përfshin vendet e Deteve Balltik, të Zi dhe Adriatik- një nismë e krijuar në vitin 2015 në koherencë me miratimin e SHBA- ku mund të ndikojë pozitivisht në përfshirjen e secilit shtet në kuadër dhe të Proçesit të Berlinit ….pjesëmarrje që do të thotë përkatësisht mundësi për të dërguar projekte efektive që në rast të miratimit përfshijnë lëshimin e fondeve.
Polonia është aktori politik racional që do të mundësonte një afrim të thelluar përsa i takon bashkëpunimit që tejkalon kufijtë politikë të Rajonit….lidhjet e hershme të Tregut Polak me të njëjtët e vendeve të Rajonit në fushat e turizmit apo dhe në lehtësimin e lëvizjes së profesioneve mbeten ndikues pozitivë që thërrasin rolin e shtuar të Polonisë në këtë proçes. Në të njëjtën kohë, Polonia është një aktor politik me ekspertizë të dalluar, i angazhuar në nisma bashkëpunuese përkatësisht me Francën dhe Gjermanine i njohur si “Trekëndëshi i Vajmarit” apo nisma bashkëpunuese me vendet Skandinave apo vendet e Balltikut, gjithashtu. Shumë-dimensionaliteti i aleancave politike të Polonisë gjen si pikëtakimi aleancën e padiskutueshme me NATO dhe qëndrimi politik Polak gjatë konfliktit Rusi- Ukrainë dëshmon vlerën pozitive të jashtëzakonshme gjeopolitike të Polonisë.
“Proçesi i Berlinit” është një projekt politik , përtej faktit që bashkëpunimi ekonomik mbetet në themel të proçesit….është një proçes shqetësues për aktorë të tjerë që kërkojnë vonesa në Integrimin e Rajonit apo në thellimin e mosmarrëveshjeve në kufijtë e mos zgjidhjes tërësore mes vendeve të ndryshme të Rajonit….Rusia është aktori politik i investuar tërësisht në dështimin e Proçesit të Berlinit dhe veprimi Rus thërret për një kundërveprim koheziv dhe të bashkërenduar të aleancës perëndimore.
Polonia është një aktor politik që do të inkurajonte kundërtrupat e nevojshëm politikë ndaj ndërhyrjes Ruse si një proçes politik kërkon pjesëmarrjen intensive në përmbajtje të aktorëve të rëndësishëm përtej Rajonit….Polonia është shembulli më
I mirë ku gjeografia, pozita politike, vullneti pozitiv për zgjerim të BE, interesi ekonomik mbi tregun e rajonit i dëshmuar në shkëmbimet tregtare dhe jo vetëm përbëjnë mozaikun pozitiv të një fuqie politike që do të inkurajonte Proçesin e Berlinit në tërësinë e tij dhe do të pengonte ndërhyrjet frenuese ndaj të njëjtit, gjithashtu.
Zhvillimet e sotme gjeopolitike botërore thërrasin rolin në rritje të Polonisë përtej dyshimeve dhe kritikave të Bashkimit Europian mbi aspekte të jetës politike dhe shoqërore në vend. Koha nuk është për kompromis mbi standartet, por në të njëjtën kohë e tilla thërret për një aleancë të gjerë në Rajone si i Ballkanit ku ndërhyrja Ruse mbetet një realitet që tejkalon shqetësimin politik….koha politike thërret për një ridimensionim të rolit politik të Polonisë në funksion të Integrimit të Rajonit. Procesi i Berlinit është momenti që garanton një përfshirje të thelluar politike të aktorëve të ndryshëm në kuadër të thellimit të rrugës perëndimore së vendeve të Rajonit.
Ardit Gjinali/ “Fuqia politike e Polonisë si një garanci për suksesin e Proçesit të Berlinit”
Leave a comment Leave a comment