Pas një takimi të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë, Presidenti Aleksandar Vuçiç, tha se u kërkon shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë që të ruajnë paqen dhe të shtensionojnë situatën.
“U bëj thirrje serbëve në veri [të Kosovës] që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, tha ai
Vuçiç tha se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evroianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”.
“Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai.
Vuçiç porositi serbët në veri se sulmet mbi misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe atë të BE-së, EULEX, “nuk guxojnë të ndodhin”.
Ai tha se ka marrë garanci nga KFOR-i dhe Evropa se “nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme kundër demonstruesve”.
“Do të vazhdojmë të bisedojmë me ta”, tha Vuçiç.