NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    7 hours ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    2 days ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Sulmohet patrulla e EULEX-it në Rudarë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
Kryesore
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Sulmohet patrulla e EULEX-it në Rudarë

Neutrale
Last updated: 2022/12/11 at 12:27 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.

EULEX-i bëri të ditur se “asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, por i cilësoi sulmet e tilla të papranueshme.

“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e EULEX-it në Facebook.

Në këtë njoftim tutje thuhet se EULEX-i do ta vazhdojë punën për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe për sigurinë e qytetarëve.

“Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë”, thanë nga EULEX-i.

Këtë sulm e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi në Twitter. Ai ka kërkuar që përgjegjësit të ndëshkohen.

“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Twitter.

Gjatë ditëve të fundit janë shënuar disa incidente në pjesën veriore të Kosovës. Gjatë javës u raportua për një sulm në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që po përgatitej për zgjedhje në veri – zgjedhje që të shtunën presidentja Vjosa Osmani i shtyu për në prill të vitit të ardhshëm.

Në atë pjesë të Kosovës ishin planifikuar zgjedhje pas dorëheqjes të përfaqësuesve të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë në fillim të nëntorit. Lista Serbe kishte kundërshtuar vazhdimisht mbajtjen e tyre.

Pas sulmit në zyrat e KQZ-së, Policia e Kosovës e shtoi prezencën në veri, me qëllim të, siç është thënë, “sigurimit të qytetarëve”. Më vonë, më 8 dhjetor, u raportua edhe për plagosjen e një zyrtari të Policisë së Kosovës në veri.

Së fundi, autoritetet e Kosovës arrestuan ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për shkak të, siç është thënë, dëshmive se ai ka organizuar “sulmin terrorist në zyrat e KQZ-së në veri të vendit”.

Si shenjë pakënaqësie, serbët lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar disa rrugë në veri. Policia e Kosovës më vonë ka njoftuar për mbylljen e dy pikëkalimeve mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe se autoritetet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

TAGGED: Lajme
Neutrale December 11, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
4 minutes ago
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
6 hours ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
7 hours ago
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
1 day ago
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
2 days ago

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë

Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?