Nga.Il Foglio
Ky djalë po kalon një Botëror të pabesueshëm. Vrapon për 4 dhe rikuperohet për 5. Në fund të ndeshjes kundër Portugalisë u shtri në tokë dhe nuk u ngrit për rreth 3 minuta. Praktikisht u shkatërrua.
Vetëm keqardhje? Duke mos qenë në gjendje të mbajë numrin e tij, që është 34. Ky numër tregon një histori, atë të Abdelhak Nourit, i cili ka festuar edhe pas fitores në 1/16. Një jetë e ngjashme, të dy të lindur dhe të rritur në Holandë nga prindër marokenë, bashkon dy lojtarët edhe pse talenti shumë shpejt i çoi në rrugë të ndryshme. Dy të paracaktuar që kanë qenë kundërshtarë në futboll. Nouri u rrit në Ajax, Amrabat në ekipin rival Utrecht. Të dy shtyjnë për të dalë, ata ia dalin dhe sapo janë në moshë të dy kanë bërë tashmë debutimin e tyre në Eredivisie. Gjithçka mirë deri më 8 korrik të vitit 2017, kur Nouri, me numrin 34 të lancerëve mbi supe, u ndje i sëmurë gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Werder Bremenit. Nga atje, errësirë totale: një goditje në tru e çoi në koma për tre vjet, në momentin më të mirë të karrierës së tij.
Një vuajtje e gjatë për të gjithë. Ndërkohë Amrabat nuk e harron shokun e tij, përkundrazi. Me të mbërritur në Itali, me fanellën e Veronës, ai veshi numërin 34. Pasi në Firence ai ripohoi vullnetin e tij: “Zgjodha këtë numër për Nuri të Ajax-it”, u tha gazetarëve me qasjen e tij të butë.
“Ai është ende gjallë, por nuk mund të jetojë siç do të donte. Do të doja ta mbaja 34-shin sa më gjatë, deri në fund të karrierës sime”. Por në Botëror ai nuk mundi ta kishte, rregullat janë të rrepta dhe numërimi ndalon në 26.

