Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën industriale të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një makinë ka përplasur një biçikletë dhe personi që udhëtonte me këtë të fundit ka mbetur i plagosur rëndë.
I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ndërkohë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit si dhe identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.