NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    1 day ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    2 days ago
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    4 days ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Përgatiti Ing. Bexhet Çobani/KALAJA E LIBOHOVËS, Historia
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
Politikë
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
Të tjera
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
Të tjera
Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve
Të tjera
Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Përgatiti Ing. Bexhet Çobani/KALAJA E LIBOHOVËS, Historia

Neutrale
Last updated: 2022/12/10 at 10:37 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Kalaja e Libohovës ndodhet mbi një kodër shkëmbore, mbi qendrën e qytetit të Libohovës. Njihet ndryshe si kalaja e Shanishasë, motrës së Ali Pashë Tepelenës. Është bërë dhuratë për dasmën e motrës së tij, Shanishasë e cila u martua me Ali Pash Libohovën.
Kështjella e Libohovës, shërbente si rezidencë e familjes Libohova ; drejtkëndëshe në plan ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale në tri nga këndet dhe nga një bastion në formë të çrregullt gjeometrike në këndin tjetër, si edhe tre hyrje, nga të cilat, dy prej tyre pozicionohen në anën veriore dhe tjetra në lindje.
Format e mprehta dhe kërcënuese të bastionit në pjesën më të dukshme të kështjellës, punimi i përsosur me gurë të latuar, kornizat dhe format trungkonike të theksuara të kullave, fshehin në të vërtetë dobësinë e mureve të holla të saj. Ideja e madhështisë dhe e pushtetit kanë mbizotëruar në ndërtimin e kësaj kështjelle.
Kalaja e Libohovës është një monument i trashëgimisë kulturore në Libohovë
Kalaja ka nje pozicion dominues që kontrollon rrethinat e qytetit, si dhe gjithe luginen e Dropullit, malet dhe fushat që shtrihen në Jug dhe Perëndim, përcakton rolin strategjik të kësaj kalaje që janë si kontrolli i linjave të komunikimit ashtu edhe sigurimi i lëvizshmërisë se banoreve ne rugen qe vinte nga Janina per ne Gjirokaster.
Kalaja e Libohovës ka një plan pothuajse drejtkëndor, me një kullë në secilin kënd të saj si edhe tre hyrje, nga të cilat, dy prej tyre pozicionohen në anën veriore dhe tjetra në lindje.
Kalaja ka formë planimetrike drejtkëndore me permasa 70 m i gjatë dhe 50 m i gjerë . Kalaja ka katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, qe është një fortesë me përmasa të konsiderueshme.
Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore në të cilat burojnë ujërat të ftohta të burimeve të Zhepes, Lozes etj.
Brenda fortesës janë të mbrojtura edhe sot rrënojat dhe një pjesë e muraturës së kështjellës si edhe një pjesë e një strukture tjetër të banimit, të tilla si struktura të ndërthurura mbrojtëse me një organizim të sofistikuar jetese.
Kalaja e Libohovës u ndërtua në vitet 1796 – 1798, sipas nje gojedhene thuehet qe guri eshte transportuar nga mali i gjere dhe njerezit jane vendosur ne radhe , duke ja dhene njeri tjetrit, vargu i njerezve ishte nga mademet e Dropullit e deri ne Libohove.
Kalaja eshte ndertuar mbi renojat e nje fortifikimi te vjeter, ku nuk e dime saktesisht periudhen e saj. Egzistenca e vareve pagane tregon qarte ku Libohova ka qene zone e banuar ne shekullin e IV para eres se re,
Kalaja konservon tiparet e ndërtimit të kësaj periudhe. Ekzistojnë ende foto (pikture ) te pallatit ku jetonte Shanisaja, edhe sot ka mure egzstues te pallatit. Nga gojedhenat e te moshuarve ne Libohove me kane thene se qiresteja (lenda e drurit eshte mare ne vitin 1957 per ndertimin e spitalit kurativ te Glines). Shpresoj se ndonje prej banoreve te vjeter te Libohoves te kete ndonje foto te sarajeve te viteve 1950.

Sipas kujtimeve te Ajet Bej Libohoves ne Librin Breznite Libohova ai pershkruan:
” Selman beu u vendos ne nje shtepi qe kishin te bostani i Libohoves, shtepia ishte mesatare por provizore. Me vone u ndertua ne Libohove , ne lagjen ku ne ate kohe jetonin te krishteret, nje keshtjelle me plot kuptimin e fjales. Me pare u ndertuan muret e rrethimit te oborit me gure te prere, me kater kullat ne kater qoshet, me tabje dhe frengji. Duke qene se ne Libohove nuk kishte gure te pershtatshem per kete pune, u prune nga ana e malit perballe Libohoves, pertej fushes (mali i Gjere). Transporti ishte i veshtire. Atehere u krijua nje varg i gjate me njerez nga fshaterat perreth dhe keta, duke qene resht njeri prane tjetrit, dore me dore transportonin guret e kalase.Ne anen qe shikonte nga veriu u ndertua saraji qe mbulonte per se gjati gjith oborin dhe kishte nje kulle ne mes me kater dhoma kryesore(bash-oda). Ndertesa kishte 60 dhoma. Kishte kudo kishte uje te rrjedhshem, burgje e saranxha vertet madheshtore.Kullat ishin te mbrojtura me topa , me frengji dhe me ulluk per tu derdhur vaj te nxehte. Sallat e mesme (divanet) ishin ne cdo kat 50 metra te gjate. Tavanet ishin te punuar me dalte, te lyera me varak ari e me sedef, te gjitha me dru are. Ishte me te vertet nje model per arkitekturen Shqiptare te shekullit te XVIII. Jashte keshtjelles qe permbante pjesen e baneses (haremi ) permbi nje tjeter obor te rrethuar, gjendej selamlleku, qe ishte nje kopje e haremit , por pak me e vogel. Rreth ketij obori te dyte ishin dhomat per rojet, stallat, magazinat dhe ndertesa te tjera per sherbimet e sarajit. I kam haritur vete, ne kohen e gjyshit Maliq Pashai ku banonim ne kete pallat afro 2000 njerez, pjesetare te familjes dhe sherbetore. Per mirembajtjen e ketij saraji, stergjyshi im kishte bere vakef gjith te ardhurat e pazarit te Libohoves, qe ishte nje pasuri e tyre , e qe jepte afro 500 napolona ne vit.
Me reformat e tanzimatit filloi renia e ekonomise dhe nje dekadence
Dhomat e pallatit te Libohoves ishin shtruar me kadife te Venedikut (fabricia di Seta Fratelli Bartoli- Venezia) nga ajo me e vlefshmja. Gjyshja ime i zevendesoi me basma moderne.
Islam Bej Klisura dhe Adem Bej Asllan-Pashalli Libohova kishin arme dhe takeme buke prej argjendi. U thir nje argjendar nga Permeti dhe u shkrine dhe u shiten per argjend vepra te ralla te vlefshme.
Mjerisht mbas vdekjes se Maliq Pashes, djemte u shperndane.Riza Beu djali i dyte qendroi ne keshtjellen familjare, por nuk u kujdesua as per mirembajtjen e sarajeve dhe as per ate te pazarit qe siguronte te ardhurat e nevojshme per kete qellim.
Me kalimin e kohes, me ndryshimin e mendimeve, dhe kushteve, keshtjella filloi te degradohej. Banoret prene per tu ngrohur arat shekullore qe gjendeshin ne kopsht, tavanet e gdhendura dhe qirestene. Gjate luftes ballkanike djemte e Riza Beut, iken dhe e lane shtepine aterore nga frika e grabitesve te qeverise Vorio Epiriote e cila sundonte ne vitet 1913-1915 dhe u vendosen ne Tirane dhe Fier ku kishin pronat. Koha, grabitjet e plackitjet e rrenuan dhe e sheshuan keto vepra monumentale me vlera te paperseritshme “.

Neutrale December 10, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
1 day ago
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
2 days ago
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
2 days ago
Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve
2 days ago
Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
2 days ago

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)

Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !

Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?