Kështu njofton në rrjetet sociale zv.kryeministrja Belinda Balluku për aksin Elbasan- Qafë Thanë.
Është gati projekti, shkruan ajo, që do t’a transformojë rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8 duke plotësuar të gjitha standardet.
Postimi i saj:
Një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor do të nisë së shpejti💪
Aksi rrugor📍Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8 duke plotësuar të gjitha standardet. Një investim i shumëpritur që do të rrisë sigurinë rrugore dhe lehtësoj qarkullimin e automjeteve.