Ardhja, (Advent) fillon vitin liturgjik të Kishës dhe filloi të Dielën në 27 Nëntor dhe përfundon të Shtunën në 24 Dhjetor.
Ardhja përfshin katër të dielat dhe ditët e javës që çojnë në kremtimin e Krishtlindjes.
Sezoni i Ardhjes është një kohë përgatitjeje për përvjetorin e lindjes së Jezu Krishtit.
Në kohën e Adventit është bërë traditë që nëpër kisha, kapela, në ambiente familjare, në zyrë apo në ambjente të tjera të vendosen kurorat e Adventit si simbol i kësaj kohe të shenjtë.
Kurora dhe qirinjtë janë plot simbolikë të lidhur me sezonin e Krishtlindjeve.
Kurora, e cila është bërë me gjelbërim të përhershëm të ndryshëm, nënkupton jetë të vazhdueshme. Rrethi i kurorës, simbolizon përjetësinë e Zotit, pavdekësinë e shpirtit.
Edhe bimët me gjelbërim të përhershëm që përbëjnë kurorën kanë kuptimet e tyre.
Dafina nënkupton fitoren mbi persekutimin dhe vuajtjen. Pisha, holly dhe yew nënkuptojnë pavdekshmërinë dhe kedër do të thotë forcë dhe shërim. Boçet e pishës që zbukurojnë kurorën simbolizojnë jetën dhe ringjalljen.
Qirinjtë gjithashtu kanë rëndësinë e tyre të veçantë. Katër qirinjtë përfaqësojnë katër javët e Ardhjes, dhe një qiri ndizet çdo të Dielë.
Tre nga qirinjtë janë purple sepse kjo ngjyrë është ngjyrë liturgjike që nënkupton një kohë lutjeje, pendimi dhe sakrifice.
Qiriu i parë, ngjyrë
purple, simbolizon shpresën. Në kujtim të profetëve, veçanërisht Isaia, quhet “Prophecy Candle” i cili paratha lindjen e Krishtit. Ai përfaqëson pritshmërinë e ndjerë në pritje të ardhjes së Mesisë. Qiriu i dytë, gjithashtu purple, përfaqëson besimin. Quhet
the “Bethlehem Candle” si një kujtesë e udhëtimit të Marisë dhe Jozefit për në Betlehem.
Qiriu i tretë është ngjyrë rozë dhe simbolizon gëzimin.
Quhet
“Shepard’s Candle”, Qiriu i Barinjve thekson gëzimin e gjetjes së Fëmijës Krisht dhe ndarjes së këtij gëzimi me të tjerët.
E Diela e tretë e Ardhjes është “Gaudete Sunday” (gëzohuni në Zotin gjithmonë) dhe ka për qëllim të na kujtojë gëzimin që Bota përjetoi me lindjen e Jezusit, si dhe gëzimin që besimtarët kanë arritur në mes të Ardhjes.
Në javën e katërt të Ardhjes, ndezim qiriun e fundit ngjyrë purple për të shënuar javën e fundit të lutjes dhe pendesës ndërsa presim lindjen e Shpëtimtarit tonë. Ky qiri i fundit, “Angel’s Candle”, simbolizon paqen. Na kujton mesazhin “Paqe në tokë, vullnet i mirë ndaj njerëzve”.
Qiriu i bardhë vendoset në mes të kurorës dhe ndizet në prag të Krishtlindjes. Ky qiri quhet “Christ Candle”dhe përfaqëson jetën e Krishtit. Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë sepse Krishti është Shpëtimtari ynë i pastër dhe i pamëkat.
Ardhshin të bekuara këto Krishtlindje për të gjithë, kudo që të jeni, shëndeti, gëzimi e paqja qofshin me ju.


