Sot është dita për lule! Shkoni vendosini te Varrezat e Dëshmorëve, mos lini nam!
Sot përkujtoj familjarisht, veç dhimbjen dhe përbuzjen për bythëlëpirësat tradhëtarë, veç persekutimeve diktatoriale të pasluftës, edhe kujtimin e gjyshes sime që qante për dekada gjashtë të vrarët e familjes të saj, dëshmorë të luftës për çlirim! Përkujtojmë ata që dhanë jetën për liri!
I përjetshëm kujtimi i tyre!
Sot është 29 nëntori, dita e fitores mbi fashizmin dhe nazizmin dhe mbi gjithë tradhëtarët e atdheut! Kolaboracionistë, frikacakë, tradhtarë, spiunë, bythëlëpirësa të pushtuesit, e çfarë kanë qenë!
Sot është dita të nderojmë dëshmorët dhe ata që dolën në mal a në njësitet urbane, a baza mbështetje të luftës dhe që jo vetëm kontribuan në luftën e aleatëve të mëdhenj të asaj kohe, por edhe treguan se ne shqiptarët edhe i japim historisë botërore, dhe jo vetëm i marrim si këlyshë të vegjël qumështorë maceje!
Sigurisht ajo që pasoi përfundoi në një katastrofë shumëplanëshe, por analizat e saj nuk bëhen sot, sepse sot përulemi para luftëtarëve të lirisë, atyre djemve dhe vajzave që vunë kokën në rrezik ose dhanë jetën për atdheun.
Të ngatërrosh luftën për liri me atë që pasoi si diktaturë dhe izolim do të thotë të humbasësh shikimin, të verbohesh nga urrejtja dhe nga lufta politike!
Cfarë faji patën të vrarët për atë që ndodhi më pas? Shkoni vendosni lule për të vrarët, mos bëni gabimin e rëndë para historisë!
Të vazhdosh që çështjen ta trajtosh a ishte 28 nëntori apo 29 nëntori është si të tundësh dybekun kot! E ç’rëndësi ka data për atë që ishte historia? Ca kujtojnjë se data e mbarimit të një lufte varet nga gjendja e luftimeve në terren! Më vjen të qesh me sarkazëm! Data e mbarimit të një luftë, duam apo nuk duam përcaktohet si ja ka qejfi fituesit! Kush nuk njeh historinë le të hapi të paktën wikipedian.
29 nëntori 1944 nuk është 29 nëntori 1945, janë dy data të ndryshme historike, çlirimi i Shqipërisë dhe ai i Jugosllavisë!
Pa le na thonë se partizanët nuk kanë luftuar! Po luftuan aq sa mundën! Nuk bënë aktin e tradhëtisë sikurse bëri një pjesë e së djathtës që i çoi kurorën e Skënderbeut Viktor xhuxhit në Romë, nuk hapi luftë kundër Greqisë, nuk bëri mbledhje parlamenti nën çizmen pushtuese, nuk hyri në rregjencën naziste.
Sigurisht nuk e clironte dot vetë atdheun! Po se mos rrezistenca franceze, belge, italiane, polake, etj, etj, luftuan më shumë, apo çliroheshin dot vet pa sakrificat e ushtarëve në Stalingrad, apo të marinsave amerikanë që dhanë jetën në plazhet e Normandisë duke çliruar Evropën!
Cfarë bënte e djathta nacionaliste në atë kohë? Pse nuk e bëri dot për vete popullin, por u a la komunistëve? Jepini përgjigje kësaj!
Pa atë luftë, lexoni pak dokumentetet e Konferencës të Paqes dhe do të shihni se do të ishim ndarë mes Greqisë, Serbisë a dreqi e di se e kujt do t’i ishin bërë preh!
Duke thënë këtë, duhen analizuar thellë dhe realisht, e gjithë politika e jashtme pas Lufte, sikundër ato që ndodhën, dhe bashkë me to, edhe raprezaljet kundër shtresave të pafajshme, shkatërrimi i çdo të drejte politike, diktatura e egër ndaj shoqërisë, izolimi, dhe në fund edhe gjendja e urisë masive me tollona për një lugë qumësh, e një kockë pule!
Gjithsesi mos e hani që propaganda gjoja demokratike të zejë vendin e propagandës totalitare!
Koha e depolitizimit të historisë ka kohë që ka rënë! Intelektualët duhet të zgjohen!

