NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    4 days ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    6 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    6 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    7 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Albano Zhapaj/ Republikë e Shqipërisë, apo Demokraci e rrëshqitur përtej kufijve të Oligarkisë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Aksident tragjik me dy të vdekur dhe 7 të plagosur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
Aktualitet
Malltezi përballet me Bolinon, e akuzon për vjedhje pronash: Mos ki frikë nga fjala ime o Karlo!
Kryesore
Basir Çollaku/ Aruba Files, krim shtetëror
Të tjera
Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…
Kryesore
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Albano Zhapaj/ Republikë e Shqipërisë, apo Demokraci e rrëshqitur përtej kufijve të Oligarkisë!

Neutrale
Last updated: 2022/11/28 at 9:38 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Shumë shpesh fjalët “Republikë” dhe “Demokraci” i përdorim pothuajse si sinonim i të njëjtit koncept, edhe pse jemi dëshmitarë se si në historinë e vendit tonë, mbushur me shembuj konkretë e të përditshëm, këto dy realitete egzistojnë dhe jetojnë në mënyrë tërësisht të ndarë e të ndryshme.

Kjo ndryshueshmëri në fakt nuk limitohet tek fakti që konceptualisht e para, Republika, është një formë qeverisëse, ndërsa e dyta, Democracia, është një sistem idesh dhe konceptesh.

Ndryshimi vjen më së shumti për faktin se njerëz të ndryshëm, pushtete të caktuara, diktatorë apo oligarkë të këtij vendi, në kahë të ndryshme, kanë keqpërdorur pushtetin dhe besimin që u ka dhënë sovrani, duke e shëndërruar qytetarin në njeri të varfër e të nënshtruar, pa alternativa dhe të detyruar t`i nënshtrohet vullnetit të pushtetit.

Republika, fjalë e cila vjen nga latinishtja “res publica” që do të thotë “një diçka publike”, është një formë qeverisjeje e një shteti, dhe bën pjesë në format e demokracisë përfaqësuese, ku pushteti i takon pak a shumë një pjese të gjerë të popullit dhe që ushtrohet në kufij dhe mënyra të përcaktuara në ligj.

Republika e Shqipërisë apo Oligarkia e Shqipërisë?

Republikat, në fakt, nuk janë domosdoshmërisht demokratike, edhe pse vetëquhen të tilla, dhe si shembull për këtë ne mund të marrim ish “Republikën Popullore e Socialiste të Shqipërisë” apo edhe republika të tjera ku pushteti ekzekutiv zgjidhet nga populli, por pa alternativa të dyta politike, pra votohet një forcë politike e vetme, siç ndodh aktualisht në Korenë e Veriut, ose siç do të votohej në Shqipëri në 18 qershorin e 2019 me zgjedhjet që arriti të bënte Rilindja Socialiste pa pjesëmarrjen e opozitës.

Republika në vetvete edhe pse është një sistem qeverisës që parashikon shpërndarjen e pushteteve në mënyrë të drejtë, të cilat janë pushteti gjyqësor, legjislativ dhe ekzekutiv, në vendin tonë nuk ja ka dalë dot të jetë e tillë, pasi ky i fundit, ekzekutivi, ka pasur gjithmonë tendencën të kontrollojë gjithçka, duke sulmuar në mënyrë direkte apo indirekte, ta hapur apo të fshehur, dy pushtetet e tjerë, pavarësia dhe mirëfunksionimi i të cilëve garantojnë demokracinë në një republikë normale.

Me zhvillimin e teknologjive dhe asaj të informacionit në veçanti, ndërsa në republikat perëndimore mediat e shkruara dhe vizive krijuan pushtetin e katërt, në vendin tonë ajo nuk u bë thuajse kurrë realitet i tillë, por u krijua dhe mbeti si një shtojcë e pushtetit ekzekutiv, duke e fuqizuar atë në krijimin e oligarkisë.

Ekzekutivi i mbështetur nga oligarkia e medias bëri të mundur në këto nëntë vitet e fundit që pushteti të përqendrohej në duart e një pakice njerëzish, pakicë e cila vendosi për ligjet dhe çështjet më të rëndësishme të vendit, për një periudhë kohore që tejkalon disa herë periudhën kohore të mandatit që sovrani i dha me votën e tij.

U pa se kjo pakicë oligarkësh u nda dukshëm edhe nga votuesit e tyre, pasi vendosi ashtu siç donte dhe i`a thoshte interesi apo mendja, shpesh në kundërshtim me dëshirat dhe synimet e qytetarëve në përgjithësi dhe atyre që i patën dhënë besimin me votë, në veçanti.

Duhet të mos harrojmë për asnjë moment se Republika jonë aktuale është një formë demokracie e cila fsheh shumë kurthe, i pari fillon me të drejtën dhe mënyrën që kanë forcat politike të përzgjedhin kandidatët që do të përfaqësojnë popullin në legjislativ, i dyti me ndikimin që kanë oligarkët tek forcat politike në përzgjedhjen e këtyre kandidatëve, dhe i treti inkurajimi që bëhet nga oligarkia dhe krimi, klasave apo grupeve të caktuara për të qenë gjithmonë në pushtet.

Duhet të pranojmë se “de facto” jemi në një republikë ku demokracia ka rrëshqitur përtej kufijve të oligarikisë, pasi kompanitë e mëdha, oligarkët, si dhe njerëz të pasuruar nga aktivitete kriminale, financojnë forcat politike apo kandidatë të caktuar brenda këtyre forcave politike, duke bërë që fjala demokraci të ekzistojë vetëm si koncept.

Demokraci etimologjikisht do të thotë “Qeveri e popullit” (nga greqishtja démos që do të thotë popull, dhe Kratos që do të thotë pushtet), çka nënkupton se në sistemin e qeverisjes pushteti ushtrohet, direkt ose indirekt, nga të gjithë qytetarët.

Koncepti i demokracisë nuk është kristalizuar në një version ose në një interpretim konkret të vetëm, por ka gjetur konceptin e tij historik në forma dhe aplikime të ndryshme, të gjitha të karakterizuara nga kërkimi i një mënyre sa më të aftë për t`i dhënë, diku qytetarëve e diku pushteteve, fuqinë më efektive të qeverisjes.

Edhe pse koncepti ose ideja e demokracisë është e lidhur zakonisht me një formë të shtetit, një republikë nuk mund të quhet demokratike në qoftë se demokracia e vërtetë nuk është prezente në çdo bashkësi të njerëzve, qofshin këto komunitete, pakica kombëtare, apo edhe shoqata, dhe akoma më tepër nuk mund të quhet demokratike kur vendimet i merr në mënyrë arbitrare dhe jo nga brenda tyre.

Le të reflektojmë sot në Ditën e Pavarësisë se kush jemi, ku jemi, dhe çfarë duam!

Neutrale November 28, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Aksident tragjik me dy të vdekur dhe 7 të plagosur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
14 hours ago
Malltezi përballet me Bolinon, e akuzon për vjedhje pronash: Mos ki frikë nga fjala ime o Karlo!
18 hours ago
Basir Çollaku/ Aruba Files, krim shtetëror
21 hours ago
Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…
2 days ago
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
2 days ago

Aksident tragjik me dy të vdekur dhe 7 të plagosur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Malltezi përballet me Bolinon, e akuzon për vjedhje pronash: Mos ki frikë nga fjala ime o Karlo!

Basir Çollaku/ Aruba Files, krim shtetëror

Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?