Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë 110 vjetorin e Pavarësisë duke përcjellë në rrjetet sociale një mesazh dhe foto me Dua Lipën, artisten e famshme që dje mori dhe nënshtetësinë shqiptare nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, shkruan ai në “Facebook”:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, këtë ditë të bekuar të kombit tonë që sot do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej⭐️

