Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, sot në orën 10:00, në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet takimi i përbashkët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje, fjalën para ligjvënësve do ta kenë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili do të pasohet nga homologu i tij, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dy Kuvendeve.

