Është tërhequr nga procesi i “Primareve” Niko Shupuli, që kishte marrë miratimin nga kryesia e PD-së për garën e brendshme të demokratëve në Përmet.
Kujtojmë se krahas Shupulit në “Primare” ishte miratuar edhe ing. Edmond Komino, të dy ish kryetarë të bashkisë Përmet në kohë të ndryshme.
Mësohet se Shupuli ka dhënë dorëheqje, pasi “palët” në partinë më të madhe të opozitës nuk arritën të unifikonin qëndrimin për të dalë me një kandidat për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

