NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    4 days ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    6 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    6 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    7 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Visar Zhiti/ ME PRESIDENTEN E KOSOVËS…Prishtinë, 23 nëntor 2022
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Aksident tragjik me dy të vdekur dhe 7 të plagosur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
Aktualitet
Malltezi përballet me Bolinon, e akuzon për vjedhje pronash: Mos ki frikë nga fjala ime o Karlo!
Kryesore
Basir Çollaku/ Aruba Files, krim shtetëror
Të tjera
Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…
Kryesore
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Visar Zhiti/ ME PRESIDENTEN E KOSOVËS…Prishtinë, 23 nëntor 2022

Neutrale
Last updated: 2022/11/27 at 5:34 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

E dëshironim shumë takimin, ishte për ne më tepër se një takim i lartë, kishte nga simbolika dhe ëndrra. Arritja deri këtu i ngjante dhe një udhëtimi në kohë, në kujtesën historike, kishim lënë pas nga padrejtësitë shekullore, copëtimin dhe ndarjet, ferrin e luftës dhe të dënimeve, harrimet, kufirin… dhe kishim hapur si derën e shtëpisë derën e Kosovës tonë Republikë, kishim ardhur dhe herë tjetër, po këtë radhë na priste një Zonjë e zonja, e buzëqeshur dhe plot dinjitet, që fliste me mënçuri dhe përzemërsisht, Presidentja, Znj. Vjosa Osmani – Sadriu. Vërtet m’u shndërruar në ideale takimi me Presidenten grua të Kosovës, se m’u shfaqën si vegim mbretëresha ilire Teutë, dijetarja jonë europiane Dora d’Istria, luftëtarja Shote Galica, etj, shkencëtarja Sabiha Kasimati, shkrimtarja Musine Kokalari, të persekutura tmerrshëm nga diktatura dhe përpara tani kishim triumfin e gruas shqiptare…
Edhe pse qëlloi një ditë e shqetësuar për administratën e shtetit të Kosovës, një përballje tjetër me serbët në Mitrovicë, ajo, mes detyrave të shumta dhe emergjente, gjeti kohë të na mirëpriste atë pasdite në zyrën e saj, siç duket e ndjeu dëshirën tonë dhe simbolikën, duke na e bërë takimin shumë më të çmuar.
– Kemi sjellë librin me lutjet e Shenjtes tonë Nënë Terezës, – i thashë, – ajo frymëzoi dhe Presidentin e SHBA, Klinton, të vendoste, e thotë vetë ai, prandaj dhe ndërhyri NATO të shpëtonin Kosovën, lutjet e saj do t’na ndihmojnë sërish…
Ndërkaq Presidentja, Znj. Vjosa, me thjeshtësi dhe fisnikërisht më dha medaljen “Shën Tereza”, që e kishte akorduar që në shtator, me këtë motivacion, e lexoi vetë: “Për kontribut të veçantë në promovimin e vlerave të lirisë, kultivimin e fjalës së lirë dhe promovimin e veprës së ‘Nënë Terezës’ e të vlerave të popullit të saj nēpër botë.”
Ishte vlerësim befasues, nuk e kisha menduar, hutues për mua, nder, ndërgjegje, e pranova se ma jepte Kosova, një grua, Kryeja e Shtetit. Medaljen me emrin “Shën Tereza” e ndjeja si një mrekulli dhe pse ta fsheh, ishte dhe si një ndjesë dhe qortim për disa nga presidentēt e Tiranës, që janë sjellë si mosmirënjohës të ashpër ndaj vuajtjes tonë, dhimbjes dhe misionit.
– Ju jeni dhe nënë, – do t’i thoshte Eda ime Presidentes, – prandaj ju kam sjellē një album me piktura fëmije, të djalit… e ardhmja…
Ajo e mirëpriti me ngrohtësi dhe ndërkaq Eda po i thoshte se ne në Kosovë kemi ardhur edhe pa ardhur, e kemi nga prindërit, xhaxhai im ka qenë prefekt në Mitrovicë, një rrugë atje ka emrin e tij “Ago Agaj”, ëndrra e tij ishte Kosova e lirë. Ne kemi ardhur në një ëndërr kështu…
Presidentja na përcolli me mirësinë e Zonjës së shtëpisë, shtrenguam duart te dera, e gjitha ishte bërë realitet. Gjithë vezullime si gurët e çmuar të truallit të Kosovës, që mitiku Rugova i dhuronte aq bujarisht, po na rrezëllinin çastet e këtij takimi të bukur me Presidenten.
Zoti e besoftë Kosovën tonë, thamë me zë dhe dolëm në mbrëmjen prishtinase, në shëtitoren “Nënë Tereza”…

Neutrale November 27, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Aksident tragjik me dy të vdekur dhe 7 të plagosur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
14 hours ago
Malltezi përballet me Bolinon, e akuzon për vjedhje pronash: Mos ki frikë nga fjala ime o Karlo!
18 hours ago
Basir Çollaku/ Aruba Files, krim shtetëror
21 hours ago
Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…
2 days ago
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
2 days ago

Aksident tragjik me dy të vdekur dhe 7 të plagosur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Malltezi përballet me Bolinon, e akuzon për vjedhje pronash: Mos ki frikë nga fjala ime o Karlo!

Basir Çollaku/ Aruba Files, krim shtetëror

Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?