Me një status në rrjetet sociale, Dr. Ilir Alimehmeti, shkruan se rasti i Tiranës, është i tillë që duhet shembur modeli, jo thjesht një kryebashkiak.
Kujtojmë se Dr. Alimehmeti është një nga kandidatët e PD-së dhe opozitës për kreun e bashkisë së kryeqytetit.
Ja postimi i plotë i tij:
✅ Duhet shembur një model, jo vetëm një kryebashkiak.
❗Erion Veliaj është përtej një kryebashkiaku në dalje.
👉 Është një model politikani që duhet shembur.
👉 Është një masë malinje që hiqet nga një trup i shoqërisë, qelizat e së cilës mund të ripërtërihen veçse me modelin e kundërt të tij.
❗Nuk jemi përballë një kryebashkiaku.
👉 Jemi përballë një modeli që rrezikon të kthehet në pikë referimi dhe kopjimi për shumë të rinj në këtë vend.
👉 Jemi përballë të nesërmes që rrezikon të ketë fytyrën e tij.
❗Modeli i Veliajt duhet t’i përkasë asaj të shkuare që duhet dënuar për të mos mbetur peng i saj dhe duhet kujtuar për të mos u përsëritur më.
✅ Që e nesërmja të jetë ndryshe, duhet të bëhemi të gjithë bashkë.
#Bashkë #Pastër

