Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare takimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken me ministren e jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka.
Ja postimi:
🇦🇱 | “Ishte kënaqësi të takoja miken time Olta Xhaçka dhe të festonim suksesin e Dialogut Strategjik SHBA-Shqipëri. Biseduam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, përfshirë edhe mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimaterike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej një kohe të gjatë”. Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken
🇺🇸 | “Good to see my friend Olta Xhacka and celebrate a successful U.S.-Albania Strategic Dialogue. We discussed shared priorities in democratic reform, defense, including cyber defense, climate change, and trade. The United States stands side by side with Albania, a longstanding Ally.” U.S. Secretary of State Antony J. Blinken