Biden duke folur në një dalje në Shtëpinë e Bardhë , e cila shënon festën indiane të Diwalit, u shpreh se Rishi Sunak, i cili gjithashtu është me origjinë indiane pritet të emërohet kryeministër sot pasi të ketë takuar mbretin Charles.
Por presidenti teksa shqiptonte emrin e Sunak, me disa përpjekje të dështuara para se ta quante “Rashee Sanook”, e fundit në një varg të gjatë gafash që vetëm nxisin spekulime për gjendjen e tij mendore në rënie.

