Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, pasditen e sotme, me anë të një deklarate për mediat ka reaguar për protestën e pedagogëve të universiteteve publike.
Ai deklaroi se “qeveria dhe kryeministri Rama vazhdon t’i shohë ata me indiferencë të neveritshme, pa harruar presionet, insinuatat keqdashëse se kush i drejton ato dhe deri tek kërcënimet për vetting dhe largim nga puna”.
Ish ambasadori Nesho tha gjithashtu se “Partia e Lirisë e ka konsideruar këtë protestë si një të drejtë të pamohueshme të stafit të pedagogjik universitar që lufton jo vetëm për ruajtjen e dinjitetit njerëzor por në mbrojtje të çështjes së madhe të dijes dhe shkencës, funksionimit të universiteteve si qendra që formojnë idetë dhe përgatisin brezin e ri për të ardhmen”.

