NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    13 hours ago
    Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
    13 hours ago
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    3 days ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Fatura e arbitrazhit, qeveria e llogarit në 176 milionë euro
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
Ekonomia Kryesore Politikë
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
Të tjera
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
Të tjera
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Fatura e arbitrazhit, qeveria e llogarit në 176 milionë euro

Neutrale
Last updated: 2022/10/21 at 8:11 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Detyrimet faktike dhe kontigjente të shtetit shqiptar për çështjet e arbitrazhit kanë arritur vlerën e 176 milionë eurove. Sipas të dhënave të paraqitura në relacionin e projektbuxhetit 2023, vlera e detyrimeve faktike të pranuara ka arritur në 65.2 milionë euro, ndërsa vlera e llogaritur si kontigjencë për humbje të mundshme ka prekur vlerën e 111.1 milionë eurove.

Ndër detyrimet faktike për çështje të humbura në Gjykatën e Arbitrazhit, më i rëndësishmi është ai ndaj firmës greke JV Copri – Aktor, për prishjen e kontratës së ndërtimit të rrugës Tiranë Elbasan. Detyrimi i deklaruar nga Ministria e Financave është rreth 43 milionë euro, duke përfshirë edhe shpenzimet ligjore të çështjes në arbitrazh.

Në fakt, kostot ligjore dhe administrative për përfaqësimin në Gjykatën e Arbitrazhit zënë një pjesë të konsiderueshme në shpenzimet totale të arbitrazhit. Vlera totale e këtyre shpenzimeve arrin në 8.8 milionë euro ose 13.5% të vlerës së përgjithshme të detyrimeve faktike. Këto shpenzime lidhen me koston e kontraktimit të firmave ligjore për përfaqësimin në Gykatën e Arbitrazhit, por edhe me shpenzime të tjera administrative të lidhura me tarifat dhe kosto të tjera të ndjekjes së arbitrazhit.

Çështja tjetër për të cilën qeveria ka pranuar një detyrim faktik është ajo kundrejt GBC Oil Company, në vlerën e 13.4 milionë eurove.

Ndërkohë, vlera e detyrimeve kontigjente apo të lidhura me humbje të mundshme në arbitrazh është llogaritur nga qeveria shqiptare për një vlerë prej 111 milionë eurosh. Në pjesën dërrmuese, 109 milionë euro (108 milionë euro detyrim dhe pak më shumë se 1 milionë euro kontigjencë për shpenzime ligjore), kjo kontigjencë lidhet me çështjen e humbur në shkallët e deritanishme të gjykimit me biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Qeveria ka pranuar se në 2 prill 2021, një trupë e posaçme e Gjykatës së Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për të anulluar vendimin në favor të kompanive italiane, Hydro S.r.l. and Costruzioni S.r.l., dhe katër shtetasve italianë Francesco Becchetti, Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liliana Condomitti.

Sipas qeverisë, shuma që duhet t’iu paguhet subjekteve të mësipërme është 99 milionë e 487 mijë euro, plus interesat. Në prospektin e Eurobondit të fundit, thuhet gjithashtu se përfituesit kanë nisur procedurat për njohjen dhe ekzekutimin e detyrimit në Shqipëri, Austri, Belgjikë, Angli, Itali dhe Hollandë. Madje, qeveria shqiptare ka pranuar se Becchetti dhe përfituesit e tjerë kanë arritur të mbledhin një pjesë të shumës së fituar në disa shtete, duke përfshirë Anglinë, Francën dhe Italinë.

Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit Agon Channel dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikisht, për shkak të linjës editoriale të ndjekur nga Agon Channel ndaj qeverisë shqiptare. Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit. Sipas deklaratave të tij në prill të vitit të kaluar, shuma totale që Shqipëria duhet t’i paguajë arrin në rreth 150 milionë euro.

Për çështjet e tjera që ndodhen në arbitrazh, kontigjenca e llogaritur nga qeveria shqiptare parashikohet në vlera të papërfillshme. Megjithatë, shumat e kërkuara nga kompanitë që kanë çuar shtetin shqiptar në Gjykatën e Arbtrazhit janë të mëdha dhe përfaqëojnë risqe të konsiderueshme për buxhetin. Për shembull, kompania Arka Energy, që fitoi garën për ndërtimin e kompleksit fotovoltaik në Akërni të Fierit ka kërkuar 110 milionë euro dëmshpërblim për prishje të kontratës. Gjithashtu, kompania Durrës Kurum Shipping Company ka hapur një çështje kundër qeverisë shqiptare, ku kërkon dëmshpërblim në vlerën e 100 milionë eurove për prishjen e koncesionit të terminalit të kontenierëve në Durrës.
Monitor.al

TAGGED: Lajme
Neutrale October 21, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
13 hours ago
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
13 hours ago
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
13 hours ago
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
3 days ago
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
3 days ago

Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!

Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.

Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…

Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?