Trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet mbrëmjen e së premtes më 15 tetor në lagjen e 19-të të Parisit, pranë Parc des Buttes-Chaumont. Trupi i nxënëses ishte vendosur në një kuti të errët, të fshehur nga pëlhura.
Babai i vajzës filloi të shqetësohej pasi ajo nuk u kthye në shtëpi nga shkolla të premten pasdite.
Ai njoftoi gruan e tij, e cila bëri kallëzimin në polici se fëmija ishte zhdukur, shkruajnë mediat vendase
Mësohet se katër persona janë dërguar në paraburgim në lidhje me hetimin, tha një burim i afërt me rastin, ndërsa është hapur një çështje me akuzën e vrasjes.

