Shkruan Shpetim Zinxhiria
Dy punonjës policie në Selanik janë sulmuar në makinën e tyre të patrullës nga një emigrant të cilin e kishin sjellë në Drejtorinë e të Huajve.
Gjatë një kontrolli rutinë të policisë lidhur me dokumentat është ndalur një 45-vjeçar nga Bangladeshi, i cili nuk dispononte lejen e qendrimit në Greqi. Dy policë e marrin e migrantin për ta derguar ne Drejtorinë e të Huajve, por emigranti kishte në mëndje arratinë duke goditur me sende të mprehtë në qafë dy policët, të cilët pësojne plagosje te lehtë (foto) Më pas dy policët e kanë “mbërthyer” emigrantin dhe më pas kanë shkuar për mjekim.
Ngjarja e përgjakshme me viktimat e dy policëve ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes në Selanik.

