Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur pasditen e sotme Kryetarin e Dhomës së Komunëve të Parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota.
Xhaçka shkruan, se kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në NATO dhe në OKB.
Komuniteti shqiptar në Kanada është një urë që bashkon vendet tona, thekson ajo.
Postimi i plotë:
💼 E nderuar të mirëprisja sot në Tiranë Kryetarin e Dhomës së Komunëve të Parlamentit të Kanadasë 🇨🇦, Anthony Rota.
🤝 Shqipëria 🇦🇱 dhe Kanadaja 🇨🇦 gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në NATO dhe në OKB 🇺🇳 duke ndarë të njëjtin angazhim për paqen dhe sigurinë botërore 🌍.
Komuniteti shqiptar 🇦🇱 në Kanada është një urë që bashkon vendet tona dhe mirëpresim të zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat me interes të përbashkët. 🇦🇱🤝🇨🇦



