Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sonte në “Opinion” se statusi i tij “non grata” nga Britania e Madhe është në rishqyrtim nga institucionet britanike.
Berisha tha se për këtë akuzë është bërë ankimim dhe se ajo është në process.
Ai tha se ndryshe nga SHBA, Britania e Madhe njeh të drejtën europiane dhe autoritetin e Gjykatës së Strasburgut.
Ai deklaroi se akuzat ndaj tij të bëra nga Britania janë shpifje dhe korruptive dhe adresoi përgjegjësinë tek Basha dhe ish-ambasadori britanik.
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin britanik në Tiranë për atë që ai e quajti një akt korruptiv, lidhur me shpalljen e tij non grata.
Berisha e cilësoi ambasadorin një kundërshtar të vendosur të përpjekjeve të tij për rivendosjen e kauzës së drejtë në PD, dhe tha se asnjë nga pretendimet e ngritura lidhur me Damir Fazlliç dhe Fation Dautin nuk qëndronin.
“Ambasadori britanik ka mbajtur qëndrim të fortë mbështetjeje ndaj Lulzim Bashës. Kjo që ka bërë Ambasadori Britanik është një akt i mirëfilltë korruptiv, i ndikuar nga Rama, Erion Veliaj dhe Basha. Kam dokument për këto që them”, u shpreh Berisha dhe pohoi se lidhur me këtë çështje i është drejtuar gjykatës.

