Shkon kryeministri i vendit më të varfër të Europës me avion personal në Strasburg, shoqëruar me eunuk e konkubina…;
I japin mundësinë me mbajt një fjalë para Asamblesë Parlamentare së Këshillit të Europës;
I lodh me një fjalim patetik të tejzgjatur, gjasme në mbrojtje të Kosovës, bash si njê avokat që ka shit klientin e tij e mundohet me bind gjyqtarin me fjalë boshe se sa shumë e don të mbrojturin prej tij, por që faktet i manipulon në favor të kundërshtarit;
I ofendon antarët e Asamblesë disa herë, por kulmin e arrin kur i krahason me peshq, të cilëve ky po u predikonte;
Mbasi i ka lodh, i ka sha si orediner, edhe ma zi se Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive të lindjes, i fton me hangër bukë…
E si me të bujt për darkë ty o delirant i pagdhendun, shamës ordiner?!
Si mendon o Kryemavri, se paralamentareve të nderuem të Europës, nuk iu ngec buka n’fyt, kur vërejnë luksin e shfrenuem të Kryeministrit të një vendi, banorët e të cilit ikin me gomone ne Britani, vetëm e vetëm të largohen pre regjimit Tuaj të hajnisë?!!!
Ps. Sigurisht që Rama e dinte se nuk do i vinin per darkë, por e amplifikon këtë fakt, me fitu sipathynë e popullit shqiptar te Kosovës, gjasme…: “Kqyrni sa shumë sakrifikova për Ju!”, ndërkohë që populli i Kosovês e krejt Shqipnisë e din mirëfilli, që vetëm ”legenave” nuk u hahet buka… (Me anmikun e denjë, ndodh shpesh të ndash edhe e bukën, por kurrë me legenin! )
Ndaj ngutja e disa eksponenteve (aq me keq kur jane nga PD) me amplifikue skandalin e Edi Ramës, me faktin se nuk i shkuan parlamentaret europian per darke, i ban nder vetëm Edi Ramës, i cili ”rritet” prej skandaleve!




