NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    31 minutes ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    3 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    1 day ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjermani: Ministrja federale u premton komunave më shumë hapësirë për refugjatët
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
Të tjera
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjermani: Ministrja federale u premton komunave më shumë hapësirë për refugjatët

Neutrale
Last updated: 2022/10/12 at 8:50 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Komunat gjermane po përballen me fluks të madh refugjatësh, jo vetëm nga Ukraina. Ministrja e Brendshme gjermane kritikon praktikat e vizave në Serbi.

Shumë komuna në Gjermani janë të mbingarkuara plotësisht me strehimin dhe kujdesin e refugjatëve dhe kanë kohë që kanë vënë  alarmin në Ministrinë e Brendshme Federale. Ata thjesht kanë nevojë për ndihmë. Ata ndihen të lënë vetëm nga qeveria federale sa u përket refugjatëve të luftës nga Ukraina, por edhe për azilkërkuesit e tjerë.

Rreth një milion refugjatë lufte janë pranuar në Gjermani që nga pushtimi rus në Ukrainë, në shkurt të këtij viti. Megjithatë, në muajt e fundit, numri i azilkërkuesve që po lëvizin në veri nëpërmjet Detit Mesdhe dhe të ashtuquajturit itinerar i Ballkanit është rritur sërish. Nga janari deri në shtator 2022, janë dorëzuar në Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët, BAMF, 135,000 kërkesa fillestare për azil. Kjo është 35 për qind më shumë se në vitin 2021.

Palestra dhe tenda

Gjithnjë e më shumë komuna thonë se nuk kanë më kapacitete strehimi dhe po i strehojnë refugjatët nëpër palestra shkollash dhe vende të improvizuara. Gjendja është e ngjashme me të ashtuquajturën krizë refugjatësh në vitin 2015 dhe 2016, tha nënpresidenti i Kongresit të Qyteteve, kryebashkiaku i Lajpcigut, Burkhard Jung. Dy qytete me tenda janë ngritur tashmë në Lajpcig dhe një sallë e panairit në Dresden duhet të përdoret për akomodim. 

Megjithatë, barra shpërndahet në mënyrë të pabarabartë. Kushdo që vjen në Gjermani nga Ukraina mund të lëvizë lirshëm deri në 90 ditë. Dy të tretat e refugjatëve të luftës kanë gjetur strehim privat ose kanë marrë vetë një apartament me qira. Të tjerët shkojnë kryesisht në qytetet e mëdha. Sipas ministres së Brendshme Faeser, vetëm 68 përqind e 300 objekteve të vëna në dispozicion nga qeveria federale janë të okupuara. Ka hapësirë ​​kryesisht në zonat rurale dhe qytetet më të vogla.

Për t’u ardhur në ndihmë qyteteve, Faeser premtoi se do të sigurojë 56 objekte shtesë me 4,000 vendstrehime shtesë. Ajo nuk mund të ofronte më shumë para, pasi kjo është në kompetencë të kancelarit dhe kryeministrave të landeve. Negociatat do të zhvillohen në nëntor. Ministri i brendshëm i Bavarisë Herrmann tha se  “në kushtet e rritjes së madhe të inflacionit, rritjeve masive të çmimeve që kemi, natyrisht është e qartë se rimbursimet për bashkitë duhet të jenë pak më të larta se ato për vitin 2021.”

Më shumë kontrolle kufitare në jug

Ndërsa pranimi i mëtejshëm i refugjatëve të luftës nga Ukraina është diçka që nuk ka nevojë për debate në Gjermani, qeveria federale dëshiron të kufizojë “hyrjen e paautorizuar” të azilkërkuesve nga vende të treta të sigurta. Presioni po rritet aktualisht jo vetëm në Gjermani, por në përgjithësi në kufijtë e jashtëm të BE-së. “Kjo më shqetëson”, tha Faeser.

Kontrollet kufitare me Austrinë do të mbeten edhe pas nëntorit edhe për gjashtë muaj të tjerë. Në kufirin me Republikën Çeke, policia federale po kryen kontrolle të shtuara dhe të fshehura. Faeser tha se ka kryer “biseda shumë serioze” me kolegët e saj në Republikën Çeke dhe Austri, për të rritur kontrollet e tyre kufitare me Sllovakinë.

Praktika e vizave e Serbisë “e papranueshme”

Faeser tha se në nivel evropian duhet të këshillohemi për situatën në Serbi dhe për të rritur përdorimin e Frontexit. Ajo tha se Serbia lejon hyrjen pa viza për shumë kombësi, duke përfshirë sirianë, irakenë dhe turq, por edhe indianë dhe pakistanezë. Autoritetet po vërejnë se gjithnjë e më shumë njerëz nga këto vende udhëtojnë me avion në Serbi dhe prej andej kalojnë kufirin me makinë përmes Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ose Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke dhe vijnë në Gjermani.DW

TAGGED: Lajme
Neutrale October 12, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
31 minutes ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
3 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
1 day ago
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
1 day ago
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
1 day ago

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua

Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?