Mediat kanë nxjerrë fotot e 17-vjeçarit, Kenado Shira dhe të babait të tij Ilir Shira, të cilët u vranë me armë zjarri pas një sherri nga Fiqiri Mjeshtri.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në bashkinë Klos të rrethit Mat.
Dyshohet se 17-vjeçari ka ngacmuar vajzën e autorit, por Fiqiri Mjeshtri kundërshtonte lidhjen e tyre.
Ata janë takuar sot dhe në debat e sipër ai ka qëlluar me armë babë e bir të cilët mbetën të vdekur, ndërsa pak pas tragjedisë vrau veten.

