Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë.
Një 31-vjeçare me iniciale E. T., është hedhur nga kati i tretë i banesës.
Ajo ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë në spital.
Informacion paraprak
Më datë 11.10.2022, në rrugën “Tre Dëshmorët”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës, shtetasja E. T., 31 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



