Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Stambollit. Ai po zhvillon një vizitë të panjoftuar më parë.
Kreu i qeverisë është pritur nga presidenti turk Rexhep Erdogan, në pallatin presidencial.
Ende nuk ka një komunikatë zyrtsre për arsyen e vizitës së kryeministrit shqiptar në Turqi.
Rama, para pak kohësh, pati deklaruar se vendi ynë do të marri dron për ruajtjen e hapësirës ajrore nga Turqia, por edhe mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif”, aludohet se u krye me kërkesë të qeverisë turke.

