Deputeti i Librazhdit, Lefter Gështenja, përcjellë këtë foto në rrjetet sociale me përcaktimin, mjerimi ka këtë pamje.
Në foton që deputeti demokrat publikon në rrjetet sociale duken dy zonja që transportojnë në shpinë prodhime bujqësore.
Ja postimi:
Tetor 2022, vetëm 2 km larg qytetit, mjerimi ka këtë pamje në Librazhd.
Gratë që mbajnë në kurriz familjen e që sakrifikojnë deri në mohim.
Por kjo gjendje e dhimbshme nuk është realitet për Qeverinë.
E sa kohë të tjera kështu?!

