Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka treguar përplasjen e parë me kryetarin Ilir Meta, kur ai drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“Takimi me kryetarin Meta ka qenë në zyrën e tij në një debat me të rinjtë për forumin.
Në fakt unë u ngrita dhe bërtita në atë moment se doja që punët të ecnin dhe imagjino një 18 vjeçare me gjithë energjinë e saj që kishte punuar shumë me të rinjtë.
Në atë mbledhje pata një shpërthim dhe Meta në moment më pikas dhe bën lidhjen më pas të personit, background-it dhe familjes.
Ai moment ka qenë takimi i parë”, rrëfeu deputetja Erisa Xhixho në News24.

