Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier.
Grabitje me armë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së dielës.
Sipas Klan News persona të paidentifikuar kanë grabitur drejtuesin e një automjeti dhe më pas i kanë marrë makinën tip Benz. Ata i dolën para mjetit duke i bllokuar rrugën me automjetin e tyre dhe nën kërcënimin e armës e grabitën.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë.
Mjeti me të cilin grabitësit bllokuan rrugën ishte me targa angleze dhe dyshohet të jetë i vjedhur. Pas grabitjes autorët u arratisën ndërsa shoferi i mjetit që ra pre e kësaj grabitje kallëzoi ngjarjen ne polici.

