Brenda pak ditëve, ky është rasti i dytë që në zonën e Devollit ndodh ngjarje e tillë.
Automjeti, që u përfshi nga flakët ka qenë i parkuar pranë banesës së qytetarit.
Sipas policisë, zjarri ka rënë në mjetin tip ‘Volkswagen’ në pronësi të Marsel Buçit.
Njoftimi:
“Rreth orës 02:30 ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të qytetarit M.B. Në momentin kur ka marrë flakë, makina ka qenë e parkuar përpara banesës së tij në Bilisht.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit”

