Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga galeritë e Bulqizës.
Sipas Policisë së Bulqizës, aksidenti ka ndodhur në Zonën e Parë ku 40-vjeçari i cili punonte si zjarrmëtar ka humbur jetën si pasojw e shpërthimit të lëndës plasëse. Policia ka nisur hetimet.
Njoftim paraprak…
Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

