Kështu shkruan në “Facebook” kreu i PL-së, Ilir Meta duke ju referuar banorëve të Kodrës së Priftit, që ankohen se devijimi i projektit të zhvillimit dëmton banesat e tyre.
Partia e Lirisë, thekson Meta, do të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e afërta vendore në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Ja mesazhi i tij:
Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e afërta vendore në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Arroganca dhe “devijimet” e projekteve urbanistike për llogari të ortakëve të dyshes Rama-Veliaj do të marrin fund përgjithmonë.
Këshilli i Bashkisë do të nisë punën e tij me Komisionet Hetimore për të gjitha shkeljet ligjore dhe abuzimet e bëra gjatë “mbretërimit” monist dhe kriminal të sektit të “Rilindjes” këto vite.

