Shpërthimi i ndodhur në një pikë karburanti në Irlandë, ka shkaktuar 10 viktima.
Fillimisht u raportua për 7 të vdekur, ndërsa sot, nga autoritetet raportohet se 10 është numri i personave, që kanë humbur jetën.
Katër burra, tre gra, një djalë dhe një vajzë adoleshente dhe një vajzë e mitur u vranë, tha gardaí (policia irlandeze).
Shpërthimi ndodhi në stacionin e shërbimit Applegreen në fshatin Creeslough të County Donegal të premten.
Ai shkatërroi ndërtesën dhe fragmentin e një blloku apartamentesh.
Policia tha se provat e mbledhura të çonin në mendimin se ishte një aksident tragjik, por ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

