Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi inicialet E.Z.
21-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 21 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje” , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij”.

