Asgjë për t’u habitur, por e veçanta është se bukën ai e gatuan vetë, me duart e tij.
Bëhet fjalë për deputetin demokrat të Lushnjes Sajmir Korreshi.
Ai ka përveshur mëngët dhe, si një amvisë e mirë i është futur gatimit.
Korreshi ka publikuar disa foto ku shihet duke bërë bukë vetë.
Si një “shef kuzhine” i mirë, ai duket teksa përgatit vetë brumin dhe produktin final e tregon në një tjetër shkrepje, ku duket buka e pjekur.
Mbas kësaj ai ka shtruar tavolinën ku duket buka (kulaçi) me një pjatë fasule, djathë, ullinj dhe qepë.
Pjata proverbiale e shqiptarëve.
Kujtojmë se Korreshi veç politikës, ka talent edhe në pikturë, ku herë mbas here, punimet e tij në telajo i poston në rrjetet sociale.



