Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 57-vjeçari shqiptar në Novara të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se Ndriçim Binjaku ishte duke ecur në këmbë në rrugë kur u përplas nga një makinë. Goditja ishte aq e fortë sa ai nuk mundi të mbijetonte.
57-vjeçari jetonte prej vitesh me familjen e tij në via Gorizia dhe ishte punëtor në një kompani inxhinierike në zonën e Novarës.
Në timonin e makinës mësohet se ishte një 49-vjeçar nga Trecate. Ai u ndalua nga policia dhe iu nënshtrua testit të alkoolit dhe drogës. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

