NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    2 days ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Qeveria “rikthen” kanabisin, konsultim të dytë për draft-ligjin e kultivimit për qëllime mjekësore
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ Meta-Bela dhe gangsterët e Ramës
Të tjera
Himarë/ Arrestohen 25-vjeçari dhe një 17-vjeçare, që tentuan të vidhnin një automjet
Aktualitet
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Qeveria “rikthen” kanabisin, konsultim të dytë për draft-ligjin e kultivimit për qëllime mjekësore

Neutrale
Last updated: 2022/10/06 at 11:10 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Qeveria “rikthen” kanabisin, konsultim të dytë për draft-ligjin e kultivimit për qëllime mjekësore

Qeveria ka nxjerrë për së dyti për konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Në draftligj përcaktohet se subjekt i tij janë :a) subjektet që pajisen me licencë, sipas parashikimeve të këtij ligji, të cilët, në rastin e kanabisit për qëllime mjekësore zotërojnë njëkohësisht një licencë tjetër të ngjashme në një vend tjetër të zonës së OECD-së si dhe janë zotërues të GMP (Good Manifacturing Practice/Praktika e mirë e prodhimit), të lëshuar nga EMA (European Medical Agency/Agjencia Europiane e Barnave) ose FDA (Food and Drug Administration/ Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat);

b)Subjektet që pajisen me lejen e kultivimit të cilët ushtrojnë aktivitet si persona juridikë, persona fizikë ose si fermerë

Agjencia

Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit. Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm struktura dhe organika e saj miratohen me urdhër të Kryeministrit. Pranë Agjencisë ngrihet Komisioni i Licencave  për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura për marrjen e licencës sipas përcaktimeve të këtij ligji. Anëtarët e Komisionit zgjidhen për një periudhë 4 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Licencat

Licenca  për ushtrim të aktivitetit të kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të  saj për qëllime mjekësore, këtu e në vijim licenca,  jepet për një periudhë 15vjeçare, me të drejtë rinovimi. Licenca përcakton një ose disa njësi për të cilat subjekti është licencuar. Nëse subjekti licencohet për më shumë se një njësi, ato duhet të jenë kufitare me njëra tjetrën dhe në çdo rast, jo më shumë se katër njësi, në të njëjtën licencë.  Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar.

Sipas draftit licenca jepet vetëm në sipërfaqe të mbuluara ose serë apo sipërfaqe të hapura. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për qëllime mjekësore nuk mund të jenë më të vogla se 5 hektarë dhe jo më të mëdha se 10 hektarë. Kushtet e dhënies së licencës rivlerësohen nga Agjencia çdo 3 vjet, e cila nëse konstaton mosplotësimin e kushteve dhe kritereve, i propozon autoriteteve përkatëse, shfuqizimin e licencës.

Një ndër kushtet për licencën është kapitali 100 milionë lekë. Drafti parashikon një listë të gjatë dokumentesh ndërkohë që përcakton edhe procedurat e regjistrimit të kultivuesve, vjeljen dhe çfarë ndodh pas saj me bimët që mund të dalin në mënyrë të pakontrolluar apo çfarë mbetet pas shfrytëzimit duke miratuar format e asgjësimit.

Në dispozitat kalimtare nënvizohet se subjekteve të interesuara për kultivimin e bimëve që përmbajnë lëndë narkotike dhe psikotrope për qëllime mjekësore, u lind e drejta për aplikim për leje pas datës 01.01.2023.

“Personat juridikë të cilët bëjnë prodhimin dhe kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore dhe personat juridike që kryejnë eksportimin e kanabisit janë të detyruar që të marrin masa për organizimin e punës së tyre në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe/ose me rekomandimet dhe vendimet e autoriteteve mbikëqyrëse dhe kontrolluese.

Subjekteve të interesuar për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllim industrial, u lind e drejta për të aplikuar për marrjen e autorizimi pas datës 01.01.2023.        Komunikimi mes subjekteve, si dhe komunikimi i tyre me institucionet dhe autoritetet shtetërore konsiderohet i vlefshëm dhe i ligjshëm vetëm kur bëhet me shkrim. Të gjitha aktet e tjera nënligjore në lidhje me kultivimin, prodhimin, qarkullimin dhe përdorimin e produkteve psikoaktive nga bima e kanabisit në zbatim të këtij ligji, do të miratohen brenda një periudhe prej tre vitesh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.  Në çdo rast shqyrtimi të ankesave nga subjektet e këtij ligji, çdo komunikim tjetër përveç shkresave zyrtare do të konsiderohet i pavlefshëm dhe i paligjshëm” thuhet në draft.

Po kështu një tjetër element është fakti që Këshilli i Ministrave brenda datës 30 Nëntor të çdo viti, miraton me propozim të Agjencisë zonat kadastrale (territoret) ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllim industrial. Projektligji parashikohet të qëndrojë për konsultim deri më datë 20 tetor 2022.

Monitor.al

Neutrale October 6, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ Meta-Bela dhe gangsterët e Ramës
4 hours ago
Himarë/ Arrestohen 25-vjeçari dhe një 17-vjeçare, që tentuan të vidhnin një automjet
7 hours ago
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
1 day ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
2 days ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
2 days ago

Basir Çollaku/ Meta-Bela dhe gangsterët e Ramës

Himarë/ Arrestohen 25-vjeçari dhe një 17-vjeçare, që tentuan të vidhnin një automjet

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?