Në fakt ishte një kontroll rutinë i patrullës së policisë pranë Orikumit, por ka përfunduar në përplasje fizike mes disa shtetasve dhe policisë vendore.
Mësohet se disa shtetas të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit janë konfliktuar me patrullën e policisë në Orikum, duke degraduar në dhunë fizike.
Për pasojë polici ka përfunduar në spital me lëndime në trup.
Ndërsa është dashur ndërhyrja e grupit të gatshëm të policisë për të vënë në pranga shtetasin që dhunoi policin.
Shoferi rezultoi i dehur, por kjo është një tjetër rrethanë rënduese ndaj tij.



