Deklarata e Kryemadhit për “Ora e Betit”
Kryemadhi: E kemi lodhur publikun me protesta. Vetëm për Lulzim Bashës që ta bënim kryetar të PD dhe opozitë kemi bërë mbi 26 protesta. Bënin dy-tre xhiro roza-rozina dha pastaj shpërndau. Sot ra, nesër u ngrit. Përsëri sot nuk është çështja protesta. Millosheviçi me votë iku dhe ky Sllobodani jonë Rama me votë do ikë. Që të ikë me votë duhet të jesh opozitë e strukturuar në terren.
Bëj protesta sa të duash, mblidh 10 mijë veta por janë 5500 qendra votimi, 1.5 milion votues. Protesta do qëndrueshmëri, nuk ka protestë bëj një xhiro ditën e shtunë. Po fillove o rri aty pa lëvizur vendit… Edhe çadra pati efekt por u shit në fund me 17 maj. Protesta për show mediatik duhet të heqim dorë, memoria politike 3 sekonda është, memorie peshku. Edi Rama u bën lavazh dhe ne dashje pa dashje bëhemi mekanizëm i lavazhit të trurit që Rama u bën qytetarëve.

